“Shefi” mbledh pazarin nga fëmijët lypsarë (Video)

04.02.2017 09:04:19

Rrugët e kryeqytetit janë përplot më fëmijë lypsarë, te cilët edhe në ditët me temperatura të ulëta ekstreme janë të detyruar të dalin e të kërkojnë lëmoshë.

Në një video, që po qarkullon në internet, shihet se si një i rritur, “shefi” i tyre, mbledh paratë nga fëmijët, të cilët vazhdojnë punën e tyre në njërën nga rrugët e Prishtinës.