Shembja e urës në Lezhë bllokon mijëra banorë

03.03.2018 11:18:45

Një urë mbi lumin Drin, në Lezhë, është shembur duke bllokuar mijëra banorë të zonës.
Ura mbi lumin Drin raportohet se lidh zonën e Maben me Barbullushin.Shembja e urës ka ardhur nga prurjet e shumta të lumit, shkruan lapsi.al.

Si pasojë e shembjes së urës janë bllokuar mijëra banorë në këto zona, duke paralizuar dhe bujqësinë.