SHËNOHET 90 VJETORI I VDEKJES SË HEROINES SË POPULLIT SHOTE GALICA

10.07.2017 22:11:02

Sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës në kujtim të 90 vjetorit të vdekjës së heroinës së popullit Shotë Galica Asociacioni i letrarëve dhe artistēve,Art club ,,Rifat Kukaj” organizoi manifestimin letrar ,,SHOTË GALICA NË LETERSI DHE ART” . Manifestimi kishte tri pjesë:Paraqitja e kumtesave të Dr. Mehmet Rukiqit ,,Shote Galica ne traditen e folklorit popullor” Berdi Tahiri me kumtesen ,,Shote Galica ne letersi dhe arte”. Pjesa dytë me deklamimin e poezive te shkrimtareve: Nexhat Rexha, Hamit Aliaj, Aden Gashi, Xheladin Mjeku,Afrim Berisha e Ismet Tahiraj. të cilat u deklamuan nga aktori Shaqir Bejta. Ndërkaq Pëllumb Gashi anëtar i Ansamblit Shote Galica nga Drenasi interpretoi këngë për Heroinën e popullit. Nga ky takim iu bë apel dy qeverive të Kosovës dhe Shqioërisë që eshtrat e Shotë Galicës të sillen nga Shqipëria në Kosovë./I. Avdyli