Universiteti i Kosovës/Kush po ringjall teza rankoviqiste në Kosovë?

10.07.2017 22:09:19

Nga Rexhep Kastrati

Universiteti i Kosovës i themeluar më 1970 në kontekst të një klime më të favorsme për avancimin e të drejtave të shqiptarëve pas rënies së Aleksandër Rankoviqit, më 1965 në Plenunim e Brioneve, është një ndër institucionet më të rëndësishme shtetërore dhe kombëtare të Kosovës. Si i këtillë, Universiteti i Kosovës përfaqësonte të kundërtën e rankoviqizmit, përfaqësonte një kohë kur shqiptarët dhe Kosova filluan të marrin atribute të një autonomie maksimale, koh kur edhe do të arrijnë të kenë edhe shumë institucione të natyrës kombëtare si Instituti i Historisë, Instituti Albanlogjik, Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës. Ligjërues dhe drejtues të tij u bënë personalitete të larta kombëtare dhe shtetërore që nga Idriz Ajeti, Anton Çetta, Ali Hadri, Ukshin Hoti, Fehmi Agani e deri te Ejup Statovci. Për shkak të rëndësisë së madhe që kishte, Universiteti i Kosovës është institucioni i parë i goditur fort edhe në përputhje me Librin e Kaltër të hartuar në Serbi, më 1975, një vit pas miratimit të kushtetutës së vitit 1974.

Goditja ndaj këtij Universiteti ishte e vazhdueshme, ashtu siç ishin goditjet e vazhdueshme ndaj atributeve shtetërore që Kosova kishte fituar me kushtetutën e vitit 1974, dhe këto goditje ndaj Universitetit të Kosovës dhe ndaj saj vazhduan derisa nuk iu hoqën atributet shtetërore që kishte dhe derisa nuk doli në skenë plani që ky universitet të ishte në rend dite të futjes nën thundrën e Kuvendit të Serbisë. Një Projektstatut për Universitetin e Kosovës kishte ardhur nga Kuvendi i Serbisë, me të cilin synohej të ndryshonte Statuti i këtij Universiteti, me të cilin do të futej nën tutelën dhe pshtimin e Serbisë. Më 30 tetor 1989, në ambientet e Qëndres së Rinisës dhe Sporteve “25 maji”, tash “1 tetori” do të zhvillohej një debat publik i imporvizuar dhe ku Projektstatutin e sjellë nga Serbia,  e paraqiti rektori i atëhershëm, Skënder Karahoda, dhe e paraqiti në përputhje me ndryshiet kushtetuese të marsit 1989, me të cilin Kosovës i hiqeshin atributet shtetërore dhe ato kishin kaluar nën Serbi. Në atë debat të improvizuar, ka pasur disa qindra studentë, por i pari që iu kundërvura isha unë, duke bërë të qartë se ne nuk e pranonim atë Projektstatut, ashtu siç nuk pranonim as ndryshimet kushtetuese të marsit 1989. Është zhvilluar një debat ndërmjet meje dhe rektorit Skënder Karahoda, pas të cilit, ka pasuar kundërshtimin edhe Bekim Lumi. Aty ishte edhe Baton Haxhiu, i cili nuk guxoi të dëgjohej por vetëm fshihej mbrapa kundërshtimeve që kisha bërë unë dhe Bekim Lumi. Aty ishte edhe Nexhat Çoçaj, i cili do të ketë një histori të mbrapshtë në raport me mua dhe me Bekim Lumin. Megjithatë, kundërshtimi ishte i plotë dhe studentët nga aty dolën dhe pasuan demonstrata të fuqishme studentore.

Pra, Universiteti i Kosovës ashtu siç lindi me statusin e Kosovës si element i fderatës jugosllave dhe me atributet shtetërore, ashtu edhe pësoi fatin e atij statusi. Por shqiptarët ashtu siç nuk u pajtuan kurrë me suprimimin e atributeve shtetërore të Kosovës, ashtu edhe nuk lanë të rrënohej edhe Universiteti i Kosovës. Ky Universitet do të vazhdojë rritën dhe jetën në përputhje me kushtet e krijuara pas vitit 1990 dhe do të jetë shtyllë e fortë e procesit liri, pavarësi, demokraci.

Edhe pas luftës, ky Universitet ka pësuar fatin e Kosovës: sikurse institucionet tjera, edhe ky Universitet u kap nga strukurat mafiozo-politike dhe u godit si në funskionimin e tij, ashtu edhe në cilësinë e tij.

Është koha kur ky Universitet duhet të çkapet, e jo që të mbyllet, apo të shuhet, sepse ashtu siç ky popull nuk ka lejuar që të shuhet as në kohën e pushtimit të plotë, nuk do të lejojë as tash që të ndodhë shuarja e tij.

Në fakt, marrëzirat e tilla që i bëjnë të marrët dhe idiotët e ndryshëm, janë vetëm një rimishërim i tezave të Serbisë për të shuar gjithçka shqiptare në Kosovës, pra është rimishërim i tezave të Akademisë Serbe që burimin e kanë edhe në Librin e Kaltër, të vitt 1975.