Sheqerinska: Marrëveshja do të testohet edhe me njëqind teste

22.07.2016 07:13:24

Nënkryetarja e LSDM-së dhe nënshkruesja e marrëveshjes Përzhino 2 Radmilla Sheqerinska ka komentuar edhe një herë këtë ujdi duke thënë se më e rëndësishme është se çka realisht do të ndodh me marrëveshjen e jo se çka ka brenda.

”Marrëveshjet në përgjithësi kanë pika të forta dhe të dobëta. është pjesë e një procesi bisedimesh. Me marrëveshjen e rënë dakord ne kemi vënduar rregulla të cilat i kërkonte edhe publiku. Ky dokument i nënëshkruar nga të gjithë nuk do të jetë me një test më 31 gusht, por do të jetë në 100 teste deri atëherë.” tha mes tjerash Sheqerinska.