Shqipëria nga janari rrit pagat për mbi 11 mijë policë

12.10.2016 10:52:09

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri konfirmoi sot se pagat e punonjësve të policisë do të rriten nga janari i vitit 2017.

Gjatë aktivitetit të “Policisë së Gjeneratës tjetër” ministri Tahiri konfirmoi rritjen e pagës për mbi 11 mijë punonjës të policisë.

“Pagat e mbi 11 mijë punonjësve do të rriten nga janari i vitit 2017.

Paga do të rritet me 17 për qind, që i bie 10 mijë e 700 lekë të reja”, tha Tahiri