Tërmet i dobët në Shkup

12.10.2016 10:54:15

Përgjatë ditës së djeshme rreth orës 18:14 është ndjerë tërmet në Maqedoni me intenzitet 2.1 shkallë të Rihterit.

Epiqendra e këtij tërmeti ishte 20km në veri-perëndim të Shkupit (Çuçer Sandevë), me thellësi 1km.

Tërmete me intenzitet më të vogël gjatë ditës së djeshme janë ndjerë edhe në Turqi dhe Greqi.