Alarm për bombë në Shtëpinë e Bardhë

19.03.2017 10:07:40

Shërbimet sekrete amerikane kanë ndaluar një burrë, që ngiste makinën e tij deri në pikën e kontrollit drejt Shtëpisë së Bardhë të shtunën mbrëma.

Brenda në makinë thuhet se ka pasur një bombë, sipas asaj ë kanë thënë dy zyrtarë të forcave të sigurisë, shkruan CNN.

Nuk ka pasur më tej ndonjë konfirmim që se është gjetur ose jo ndonjë mjet i dyshimtë, por që menjëherë pas kësaj sigurimi i Shtëpisë së Bardhë ka qëndruar në gjendje gatishmërie.

Vetura me të cilën i dyshuari kishte mësyrë Shtëpinë e Bardhë është kontrolluar në detaje.

E në kohën kur ka ndodhur ngjarja, presidenti Donald Trump nuk ka qenë aty.