Sherr me thika në Tiranë, 22-vjeçari humb jetën në spital

01.08.2017 08:44:30

jë 22-vjeçar ka humbur jetën pas një konflikti me thika ku janë përfshirë disa persona në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur pas mesnatës së sotme pranë stadiumit “Dinamo” dhe mësohet se viktima është shtetasi me iniciale, N.M., 22 vjeç.

I riu fillimisht ka mbetur i plagossur rëndë dhe rreth orës 01:30 ka humbur jetën në spital.

Policia ka arrestuar autorin e dyshuar ta ngjarjes dhe ka ndaluar 3 persona të tjerë si bashkëpunëtorë.

Ndërkohë që kanë nisur hetimet për zbarddhjen e kësaj ngjarjeje tragjike.