Shesheli kërkon kthimin e 1 mijë ushtarëve serbë në Kosovë

Shesheli kërkon kthimin e 1 mijë ushtarëve serbë në Kosovë

20.03.2017 17:50:40

Kosova është njëra nga temat dominuese në fushatën parazgjedhore presidenciale të Serbisë.

Kandidati i Partisë radikale serbe, Vojislav Sheshel, i cili paralajmëron fitore ndaj rivalit Aleksandar Vuçiq, siç njofton ‘novostionline” ka një “recetë” për Kosovën.

Duke folur se si do ta zgjidhte këtë çështje, Sheshel ka thënë:

“Kryetari i shtetit këtu mund të bëjë asgjë i pavarur. Do të insistoja që bisedimet të ndërpriteshin derisa të mos formohej Asociacioni i Komunave serbe dhe deri sa të mos suspendohej vendimi për grabitjen e pasurisë serbe. Do të insistoja edhe që Rusia të përfshihej në negociata si mbrojtëse e Serbisë, sepse shqiptarët kanë shumë mbrojtës në Perëndim. Do të kërkoja që të aktivizohet Rezoluta 1244 me të cilën është paraparë kthimi i 1000 ushtarëve e policëve në Kosovë dhe që dialogu të kthehet nën patronazhin e Kombeve të Bashkuara”.