Shfaqet dokumentari ”A Plastic Ocean” (Video)

11.04.2017 14:29:03

”A Plastic Ocean” është një film dokumetnar që sjell në dritë pasojat e veprimit tonë global me hedhurinat. Dokumentari do të shfaqet sonte në kinema Frosina, kurse organizohet nga Ambasada Amerikane në Shkup dhe asociacioni ”Ajde Makedonija”, njofton Telegrafi Maqedoni.

Secilin vit, rreth 8 milionë ton plastikë hidhen në oqeane dhe filmi tregon të vërtetën trishtuese se çfarë noton brenda sipërfqes së ujit. Do të mund që të shihni efektet shkatërruese në jetën detare dhe pasojat e tanishme në shëndetin e njerëzve.

Ambasadori Amerikan, Jess Baily do të mirëpresë audiencën. Aktiviteti fillon në ora 19:15.