Shikoni çfarë ndodhë kur mbi kokat e militantëve të Al-Nusras fluturon aeroplani luftarak rus (Video)

07.11.2016 22:59:35

Militantët sirianë në Aleppo filluan të vrapojnë si të çmendur, në momentin kur mbi kokat e tyre u shfaq një aeroplan luftarak rus.

Disa militantë për të cilët portali rus “ruvesna.su” shkruan se janë pjesëtarë të Al-nusra ishin ndalur për të pushuar, të hanë dhe të ngrohen paksa.

Por njëri prej tyre që po mbante një kamerë, kishte filmuar momentin kur ata fillojnë të vrapojnë si të çmendur nga frika kur dëgjojnë zhurmën e aeroplanit luftarak që po u afrohej.

Me të parë se aeroplani ishte nisur në drejtim të tyre, ata harrojnë ushqimin dhe përnjëherë gjuajnë pjatat e mbushura me ushqim dhe ikin në një vend më të sigurt.