Shkarkimi i Zvrlevskit, nesër në rend dite në Kuvend

06.08.2017 19:25:02

Propozimi për shkarkimi e kryeprokurorit, Markon Zvrlevski, do të diskutohet nesër nga deputetët në Kuvend. Tomsillav Tuntev nga LSDM, beson se opozita do të tregohet konstruktive dhe do të arrijë ta shkarkojë prokurorin publik.

Me votimin e shkarkimit të Zvërlevski në Kuvend, pritet që deputetët të marrin pushim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndërkohë, nëse diskutimi vazhdon, deputetët e shumicës kanë paralajmëruar që do të heqin dorë nga pushimi deri sa Zvrlevski të shkarkohet.

Nga ana tjetër, Lëvizja Besa ka kërkuar që përveç votimit të shkarkimit të Zvrlevskit, para pushimit të votohet edhe propozim ligji për gjuhën shqipe