Tuntev: LSDM pret fitore të bindshme në zgjedhjet lokale

06.08.2017 19:06:44

Tomisllav Tuntev, koordinator i grupës parlamentare të LSDM-së dhe koalicionit në Kuvendin e Maqedonisë, sot në konferencë për shtyp përshëndeti shpalljen e zgjedhjeve lokale, ndërsa tha se LSDM pret fitore të bindshme të kandidatëve të tyre për kryetarë komunash.

“LSDM është e gatshme për zgjedhjet lokale që pas ndryshimit të qeverisjes qendrore, të sillet ndryshimi edhe në nivel lokal. Mbështetjen që qytetarët i japin LSDM-së dhe projekteve që sjellin jetë më të mirë, çdo ditë e më
shumë po rritet. Kjo shihet edhe nga takimet tona të përditshme me qytetarët dhe atmosfera e përgjithshme e lirisë që mbretëron këto dy muajt e fundit”, tha Tuntev.

Ai shtoi se me fitoren e LSDM-së në zgjedhjet lokale, reformat do të vazhdojnë edhe në nivel lokal.

“Pas ndryshimit të qeverisjes lokale do të ndërpritet në tërësi partizimi dhe robërimi i institucioneve në nivele komunash, që për momentin në numër të madh janë të robëruara dhe të partizuara nga ana e OBRM-PDUKM-së”, shtoi Tuntev.

Ai në fund ju bëri thirrje pjesëmarrësve në procesin zgjedhor që të sillen në mënyrë të përgjegjëshme dhe të ndikojnë në mbajtjen e zgjedhjeve fer dhe demokratike.