Shkarkohet piloti/ “Dërgoi” COVID-in në Tajvan, prej tij virusi u shfaq në ishull pas 253 ditësh

24.12.2020 16:24:26

Kompania tajvaneze Eva Air, ka shkarkuar pilotin e Zelandës së Re i cili është shkaktar dhe bartësi i parë i coronavirusit gjatë muajve të fundit në këtë vend.

Të martën piloti rezultoi pozitiv në testin e COVID-19, duke thyer kështu rekordin prej 253 ditëve pa as edhe një rast lokal me coronavirus.

Ndërkohë shumë aktivitete janë ndaluar në prag të festave të fundvitit, kurse qeveria u ka bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre në natën e ndërrimit të viteve.

Që nga fillimi i pandemisë së coronavirusit, në Tajvan janë regjistruar vetëm 777 raste me COVID-19 ku shtatë prej tyre kanë humbur jetën.

E piloti besohet se është infektuar me COVID-19 në fillim të dhjetorit, por kishte rezultuar të jetë asimptomatik. Tani pilotët që kthehen në ishull pas fluturimeve duhet të karantinohen për tri ditë, por nuk do t’i nënshtrohen edhe testimit nëse nuk shfaqin simptoma të coronavirusit.

Duke mos ditur që mbarte virusin, kishte vazhduar fluturimin dhe ishte kollitur gjatë fluturimit nga Tajvani drejt SHBA-ve. E vetëm dy ditë më vonë autoritetet e vendit kanë zbuluar infeksionin e parë  dhe është konstatuar se kjo grua kishte pas kontakt me pilotin.

Autoritetet kanë dënuar pilotin me 300 mijë dollarë tajvanezë (10.600 dollarë amerikanë).