Shkarkohet presidentja e Brazilit, Dilma Rousseff

01.09.2016 08:29:02

Senati i Brazilit ka votuar për largimin nga zyra të presidents Dilma Rousseff, e cila akuzohet për manipulim me buxhetin.

Ky veprim i ka dhënë fund sundimit 13-vjeçar të Partisë së saj të Punëtorëve.

Michel Temer është betuar si president dhe do të shërbejë mandatin e Rousseffit deri më 1 janar, 2019.

Rousseff është akuzuar për lëvizje të fondeve midis buxheteve të qeverisë, gjë që është e paligjshme me ligjin brazilian, transmeton Rel.

Rousseff ka mohuar çdo keqbërje dhe ka thënë se do ta apelojë vendimin për shkarkim.