Shkatërrohen 35 tonelata me spiner, konsiderohet se përbëjnë rrezik (Foto)

18.06.2017 18:57:03

Autoritetet në Aeroportin e Frankfurtit në Gjermani, kanë ndaluar 35 tonelata të spinerëve që vinin nga Kina, sepse konsideroheshin të rrezikshme.

 

Brenda lodrave që janë popullarizuar shumë së fundmi, janë disa drita LED të cilat mund të shkëputen dhe më pas të përpihen nga përdoruesi.

Spinerat…

Pasi u konstatua problemi i mundshëm, ato janë shkatërruar që të mos dalin në treg.

Gjatë muajit të kaluar, një dhjetëvjeçare është shtruar për operim, sepse i kishte mbetur në organizëm një pjesë e kësaj lodre.