Shkatërrohet banda e hajdutëve në Durrës, ishin tmerri i banorëve

26.11.2016 09:21:10

Policia e Durrësit ka goditur një bandë hajdutësh, të cilët ishin bërë tmerr për banorët në këtë qytet.

Sipas burimeve zyrtare të Policisë së Durrësit, bëhet e ditur së në pranga janë vënë 4 persona, të cilët akuzohen për vjedhje.

Persona e arrestuar:

 

  • Dorian Deda 18 vjeç, banues në Durrës;

 

  • Artur Prenga 21 vjeç, banues në Durrës;

 

  • Alban Kaçorri 19 vjeç, banues në Durrës;

 

  • Lek Kaçorri 49 vjeç, banues në Durrës.

 

Po ashtu, policia ka mundur që të dokumentojë një seri vjedhjesh të kësaj bande.

 

1.Më datë 03.06.2016, në lagjen Nr. 15 kanë vjedhur banesën e shtetasit M.Gj. 56 vjeç, ku kanë marrë 1 laptop, bizhuteri dhe sende të tjera;

 

2.Më datë 10.07.2016, në lagjen Nr. 15 kanë vjedhur banesën e shtetases V.H. 55  vjeçe, ku kanë marrë sende elektroshtëpiake;

 

3.Më datë 22.09.2016, në lagjen Nr. 15 kanë vjedhur banesën e shtetasit F.G.62 vjeç, ku kanë marrë një televizor dhe 2 telefona celularë;

 

4.Më datë 22.09.2016, në lagjen Nr. 17/1 kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetases A.Z. 53 vjeçe,  ku kanë marrë 50 000 lekë;

 

5.Më datë 06.10.2016, në lagjen Nr. 15, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetases  A.L.58  vjeç, ku kanë marrë sene të ndryshme elektroshtëpiake.

 

6.Më datë 21.11.2016, në lagjen Nr.15 kanë vjedhur me thyerje lokalin në pronësi të shtetasit Xh.J. 56 vjeç, ku kanë marrë një sasi lekësh dhe aksesorë këpucarie.

 

7.Më datë 25.11.2016, në lagjen Nr.15 kanë vjedhur banesën e shtetasit A.Ll.78 vjeç, ku kanë vjedhur kabull elektrik.

 

8.Më datë 25.11.2016, në lagjen Nr.15 kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit H.B. ku kanë marrë një monitor kompjuteri, 1 televizor dhe 1 laptop.

 

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar:

 

  • Televizor;

 

  • Laptop;

 

  • telefona celularë;

 

  • gur fresibël dhe sende të tjera.

 

D.Deda, A.Prenga dhe A.Kaçorri kryenin vjedhjet,  ndërsa Lek Kaçorri administronte dhe shiste materialet e vjedhura në banesa të ndryshme.

 

Po ashtu, bëhet e ditur se të arrestuarit janë persona me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër pronës.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale”Vjedhja”dhe”Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”në bashkëpunim.