Shkelet një fëmijë në Shkup, shpëton në spital

03.04.2017 13:29:36

Gjatë ditës së djeshme në Shkup ka ndodhur një aksident i tmerrshëm ku ka pësuar një fëmijë 12 vjeç.

Fëmija është shkelur nga 47 vjeçari K.B nga Shkupi.

Pas aksidentit fëmija është dërguar në spital dhe pas dhënies së ndihmës i njejti është lëshuar për shërim në shtëpi.