Shkëmbim Çamëri – Epiri i Veriut, Kotzias: Qesharake! S’ka ndryshim kufijsh

03.07.2018 15:13:18

Greqia dha Epirin e Veriut për një Çamëri që nuk ekziston”. Kështu shkruante media greke “Prothema” ditën e djeshme teksa publikonte pikat e marrëveshjes që janë në paketën e diskutimit me Shqipërinë.

Lidhur me këtë çështje ka reaguar vetë ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, i cili ka sqaruar se çështja çame nuk është pjesë e paktit që pritet të finalizohet me Shqipërinë. Ai gjithashtu ka deklaruar se Epiri i Veriut është thjesht një term dhe s’ka territore ne Shqipëri që i përkasin Greqisë.

Është qesharake të besohet se Epiri i Veriut i përket Greqisë. Ne duhet të bashkohemi. A i njohim kufijtë e formuar nga Akti Final i Helsinkit? A e njohim Aktin Final të Parisit të vitit 1926? A i njohim rezultatet e dy Luftërave Botërore? A e njohim Ligjin Ndërkombëtar dhe duam t’i referohemi atij?”, ka thënë ai.

Kotzias ka theksuar se nuk mund të ketë pretendime territoriale. Ai i ka kërkuar opozitës greke që të arsyetojë kur bën kërkesën absurde për ndryshim kufijsh.

“Disa anëtarë të ‘Demokracisë së Re’ bëjnë lojëra, thonë gënjeshtra, sikur ne shkëmbyem Çamërinë me Epirin e Veriut. Duket se e kanë harruar se ajo që ne e quajmë Epiri i Veriut, sot i përket një shteti sovran, të pavarur. Nëse të kundërt ta thonë hapur që kërkojnë ndryshim të kufijve? Duan që të bëjmë luftë dhe të ndryshojmë kufijtë? Apo vazhdojmë të besojmë akoma në të Drejtën Ndërkombëtare dhe të zbatojmë marrëveshjet ndërkombëtare”, nënvizoi me vendosmëri Kotzias.