Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij Duško Markoviç nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit mes dy vendeve.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes ata mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp. Në fjalën e mbajtur, kryeministri Edi Rama bëri me dije se disa prej pikave të marrëveshjes janë ajo për Policimin Ajror, Emergjencat Civile dhe hapja e një pikë të përbashkët doganore në Zogaj.
“Na vjen mirë që sot kemi nënshkruar marrëveshjen për hapjen e pikës së përbashkët kufitare në Zogaj. Kjo pikë do të jetë një burim më shumë për tregtinë dhe zhvillimin e mëtejshëm të turizmit
Do të materializojmë së shpejti edhe hapjen e një tjetër pike kufitare”, deklaroi Rama.






































