Deklarata e ashpër e Yuri Kim/ Meta: Ambasadores Amerikane do i përgjigjet zëdhënësi!

02.03.2020 23:01:26

Presidenti Ilir Meta menjëherë pas manifestimit mbarëkombëtar të mbajtur në mbrëmje ka komentuar fillimisht deklaratën e ambasadores amerikane, Yuri Kim, e cila u shpreh e habitur menjëherë pas manifestimit, për flamurin amerikan pas shpinës së Metës.

Hera e parë që një President thërret një tubim. Që kemi një masivitet të tillë jo partiak dhe për habi ka reaguar ambasadorja amerikane që është distancuar nga ky manifestim

“Nuk e di se për çfarë deklarate bëhet fjalë, se nuk kam pasur kohë të ndjek se kam pasur në selinë e presidencës shumë personalitete që ndoqën këtë manifestim, siç ishte Ledi Bianku që la punën e tij për të dhënë mesazhin e tij. Po kështu edhe shumë shqiptaro-amerikanë me flamurin amerikan. S’kam pas kohë të merrem me asnjë lajm.

Kam zero koment për këtë deklaratë. U habita që pas meje ishte një flamur dhe që kishte shumë shqiptaro-amerikanë pas meje. Pyesni zyrën time për shtyp për më shumë, zëdhënësin tim Tedi Blushi” – deklaroi Ilir Meta.