Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi pas seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit ku u diskutua për taksën, ka thënë se Partia Demokratike është e vetmja që e ka të qartë arsyen e taksës.
Bytyçi ka theksuar se Albin Kurti po flet si lider i Vetëvendosjes dhe jo si kryeministër karshi kësaj çështje
Postimi i plotë i Bytyçit në Facebook:
Në këtë kakofoni në Kuvendin e Republikës së Kosovës, mund të konfirmohen këto të vërteta të pamohueshme:
- PDK është partia e vetme që e ka të qartë arsyen e taksës, trajtimin e saj dhe suspendimin pas kërkesës së ShBA-së. Z. Kadri Veseli e kishte propozuar një plan konkret që sot të tjerët e imitojnë dobët.
- Z. Albin Kurti flet vetëm si lideri i VV-së, por jo si Kryeministër i Republikës së Kosovës karshi kësaj çështjeje, pasi që gjysma tjetër e Qeverisë e përberë nga LDK-ja, janë kundër propozimit të z. Kurti.
- Të gjithë ishin kundër të gjithëve në debatin parlamentar dhe në këtë rast, historia na mëson se nga të gjithë deputetët prezent, vetëm njëri e thotë të vërtetën. Ai dallohet lehtë, është konsistent dhe nuk i ndryshon qëndrimet qoftë në pozitë apo në opozitë. Për të shteti ka vlerë të njëjtë!






































