Për 24 orë, 28 aktakuza kundër 32 personave

03.03.2020 10:46:00

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 28 aktakuza kundër 32 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë 12 persona, si dhe janë bërë 6 kërkesa për caktimin e paraburgimit të 7 personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

“Gjithashtu, prokurori i shtetit ka bërë 2 kërkesa për sekuestrimin e përkohshëm të 2 automjeteve, për shkak të dyshimit se janë përfituar nga vepra penale “Legalizim i përmbajtjes së rreme”, një automjet –i markës VW-Golf dhe çelësi i automjeti, si dhe një automjet –i markës Suzuki SJ 413 dhe çelësi i automjetit”, thuhet në njoftim.