Një grup studiuesish në Paris do të nisin testimet për të parë nëse nikotina ka vetinë që të parandalojë pse të lehtësojë efektet e COVID-19.
Studiuesit vendosën që të kryejnë studimin, pasi panë se pacientët e shtruar apo ata në shtëpi të infektuar me koronavirus ishin duhanpirës të rregullt e në numër më të pakët krahasuar me popullatën e përgjithshme.
Shkencëtarët mbështesin teorinë se nikotina mund ta parandalojë virusin që të infektojë qelizat, ose që nikotina po ndalonte sistemin imunitar që të mbireagonte ndaj virusit.
Për ta testuar teorinë, shkencëtarët kanë në plan që tu japin pacientëve doza nikotine, si ata në terapi intensive, e po ashtu edhe ata jashtë saj e gjithashtu te punonjësit në vijën e parë të luftës për të parë nëse stimuluesi ka ndonjë efekt për të parandaluar ëprhapejn e virusit.
Artisti me famë botërore, David Hockney, tha javën e kaluar se ai beson se duhanpirja mund të mbrojë njerëzit nga COVID-19.
Shumë veta qeshën me këtë deklaratë të tij, por gazeta britanike “Daily Mail”, pa të dhënat nga shumë studime, e përfundimi ishte se ai një farë të drejte mund ta ketë.
Por megjithatë, studiuesit thonë se kjo nuk është arsye që njerëzit të nisin e të tymosin pasivisht duhan.








































