Shkencëtarët italianë thonë se kanë zbuluar ‘vaksinën e parë në botë që e vret koronavirusin’

06.05.2020 20:31:35

Studiuesit italianë kanë zbuluar planet për të testuar një vaksinë tek njerëzit, pasi pretendojnë se gjetja e tyre është ‘e para në botë’ që neutralizon virusin.

Shkencëtarët u dhanë minjve dozën – e cila është duke u zhvilluar nga Takis Biotech me bazë në Romë – dhe morën antitrupat që ata shfaqën si përgjigje, shkruan ANSA, transmeton lajmi.net.

Antitrupat janë substanca të prodhuara nga sistemi imunitar që luftojnë një infeksion specifik dhe janë jetike për imunitetin.

Rezultatet paraprake nga testet laboratorike treguan se antitrupat e krijuar në minjtë e provës ishin në gjendje të ndalonin qelizat njerëzore të infektoheshin me koronavirus.

Shefi ekzekutiv i firmës, Luigi Aurisicchio, zbuloi se skuadra italiane planifikon të fillojë testimet në vjeshtë, pasi shkencëtarët garojnë në gjetjen e pandemisë.

“Me sa dimë ne jemi të parët në botë deri më tani që kemi demonstruar një vaksinë që neutralizon vaksinën”, ka thënë Aurisicchio.