Shkëputje nga Lëvizja BESA drejt asaj të LR-PDSH-së

24.10.2016 12:51:30

Sot në selinë qëndrore të Lëvizjes për Reforma PDSH, 4 koordinatorë të nëndegëve të Lëvizjes Besa, 1 anëtar i kryesisë së degës së Tetovës dhe 1 anëtar i këshllit nismëtar kaluan në radhët e Lëvizjes për Reforma – PDSH.

Nënkryetari i Lëvizjes për Reforma PDSH, Agon Ferati sot përpara mediave paraqiti grupin e aktivistëve të Lëvizjes Besa, të cilët nga dita e sotshme i bashkangjiten Lëvizjes për Reforma-PDSH.

Koordinatori për themelimin e strukturave në degën e Tetovës i Lëvizjes Besa, Arlind Murtezani për mediat deklaroi:

“Ne jemi nismëtarët e themelimit të strukturave të Lëvizjes Besa në degën e Tetovës. Gjithmonë kemi pas dëshirë dhe vullnet që të shohim të bashkuar shqiptarët, por ky vullnet u keqpërdor nga ana e disa personave në udhëheqësinë e Lëvizjes, prandaj sot në konsultim me këto nëndege dhe anëtar vendosëm t’i bashkangjitemi Lëvizjes për Reforma-PDSH.”