Shkodër, arrestohen dy pedagogë dhe 3 studentë të Universitetit

21.11.2016 16:25:44

Dy pedagogë të lëndës së Historisë në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës kanë përfunduar në prangat e policisë.

Në pranga kanë përfunduar edhe tre studentë si dhe një përgjegjës rojesh private.

Arrestimet e tyre janë bërë nën akuzën e veprës penale të korrupsionit. Në pranga përfunduan pedagogët Roakin Dabërdaku dhe Simon Lufi. Ndaj pedagogëve dhe studentëve ishte lëshuar urdhër-arresti nga Prokuroria e Shkodrës.