Shkodër, kapen duke transportuar refugjatë drejt Malit të Zi, 4 të arrestuar

14.07.2018 10:36:05

Në kuadër të operacionit “Wrong Way”, policia e Shkodrës ka vënë në pranga 4 persona. Arrestimi i tyre u bë pasi në hyrje të qytetit në lagjen “Bahçallek” Shkodër, u kapën duke transportuar 15 shtetas të huaj të vendeve të treta me qëllim kalimin e tyre nga Shqipëria nëpërmjet kufirit të gjelbër drejt Malit të Zi, e më pas destinacion final kishin vendet e BE.

Të arrestuarit janë:

Bashkim Alijaj , 35 vjeç, banues në Tiranë
Halil Hafuzi , 43 vjeç, banues në Shkoze, Tiranë
Gentjan Boçku , 43 vjeç, banues në Bathore, Tiranë
Adem Çela, 32 vjeç, banues në Bathore, Tiranë

Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan 4 automjetet me të cilat po bënin transportimin e shtetasve të huaj. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.