Shkollat e Prishtinës pa drejtorë qe një vit

17.10.2017 10:05:12

Komuna e Prishtinë po mban në shkolla drejtor pa asnjë marrëdhënie kontraktuale. Më shumë se dhjetë prej tyre u ka skaduar kontrata e punës për më shumë se një vit. Ka nga ata që u ka skaduar kontrata që dy vite, madje edhe kontrata për ushtrues detyre. Po rrinë drejtorë pa asnjë vendim.

Shumë drejtorë të shkollave në Prishtinë po marrin rroga pa pasur asnjë marrëveshje me komunën e Prishtinës.

Ndërkohë, për të zëvendësuar disa ushtrues detyre më 16 maj Komuna e Prishtinës ka hapur konkurs për drejtor të disa shkollave fillore dhe të mesme të ulëta.

Mbi 3 muaj 30 kandidatë u ftuan nga Komuna e Prishtinës për t’u intervistuar me gojë para një komisioni për pozitën e drejtorit për rreth 10 shkollave. Para dy muajve u përzgjodhën vetëm drejtorët e katër shkollave, kandidatëve tjerë nuk u është kumtuar asnjë lajm

“Kemi hyrë ne test me gojë në korrik për intervistë shumë kandidat për drejtor e zv. drejtor. Që nga ajo kohë komuna nuk na ka kthyer  përgjigje me na tregu nëse ka dështuar konkursi, apo nëse nuk jemi përzgjedh për drejtor. Nuk ka asnjë lajmërim. Është një bllokadë totale”, i tha lajmi.net njëri ndër kandidatët e intervistuar.

Ndërkoha, Isak Begaj u ftua në intervistë me gojë nga një Komision i formuar nga Komuna e Prishtinës për drejtor të shkollës fillore dhe të mesme të ulëta “Dardania”. Që nga ajo kohë ai nuk ka marr kurrfarë përgjigje nga Komuna. Begaj i cili ka qenë ud. i drejtorit të shkollës deri në qershor, para pak ditësh tha për lajmi.net se po qëndron drejtor pa asnjë lloj vendimi.

“Jo ende nuk kemi marrë askush përgjigje lidhur me atë konkurs. Me sa di nuk kanë marr përgjigje as shkolla Ismail Qemaili, as Naim Frasheri, as shkolla e Gjelbër, apo këto tjerat. Nuk e dimë arsyeje e mos shpalljes së rezultateve ende. UD i drejtorit kam mas mandat të jem deri me 25 qershor. Aktualisht jam drejtor në shkollën “Dardania”, por pa ndonjë vendim”, ka thënë Begaj.

Ndërkohë, shkollat që po funksionojnë më ushtrues detyre që mbi një viti janë “Gjergj Fishta” me ud, Skënder Llalloshin, shkolla “Mitrush Kuteli”,  në Mat me ud. Besim Korça, “Shkolla e Gjelbër”, me ud. Fahrije Retkoceri, shkolla e mesme “Hoxhe Kadri Prishtina” me u.d Jahë Sahiti, shkolla “Eqrem Qabej, me ud. Iljaz Haziri, “Shkolla tregtisë”, “Gjin GazullI”, me u.d Hajrie Shaipi,  “Filip Shiroka” ne Slivove me u.d Jakup Ramadani.

Po ashtu shkolla në Grashtic është me drejtor u.d, në Dabishevc, në Prapashticë. Shkolla fillore e mesme e ulët “Elena Gjika”, është me u.d që nga qershori i këtij viti, ani pse që në korrik kanë hyrë në test për drejtor 7 persona, rezultati nuk është komentuar ende. Ndryshe nga shkollat tjera që po funksionojnë më ushtrues detyre që mbi një vit, në këtë shkollë ishte larguar drejtori Osman Vitia, ende pa i skaduar mandati. Ndërkohë , ud, ishte sjellë një mësues i lëndës së edukatës fizike nga shkolla e Kishnicës së Komunës së Graqanicës, komunë kjo ku jeton edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Edhe ish drejtori i SHML”Eqrem Çabej”, Ilaz Haziri,  i cili është intervistuar në korrik, para pakë dite kishte thënë për lajmi.net se Komuna ende nuk e ka lajmëruar për rezultatin e konkursit.

“Në fakt kamë garuar për drejtor, jo zv. drejtor siç është shpallur në njoftimin e komunës, me siguri është gabim teknik. Kamë hyrë në intervistë në korrik tash jemi në pritje të rezultateve. Ende nuk kemi marrë përgjigje për këtë konkurs. Nga dhjetori i vitit të kaluar jam u.d i drejtorit”, tha Haziri.

Kujtojmë se konkursi për drejtor të shkollave është hapur më 16 maj 2017, që në start konkursi ishte anuluar për disa shkolla pasi ishte konstatuar se nuk ka kandidatë që përmbushin kriteret për intervistim.

Jo zyrtarisht, lajmi.net ka mësuar se komuna e Prishtinës e ka stopuar emërimin e drejtorëve të shkollave ngase shumë nga ata që kanë kaluar në intervistën me gojë nuk janë nën autoritetin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të ish drejtoreshës së Arsimit, Arbërie Nagavci.

Me 11 gusht 2017 është bërë njoftim se janë përzgjedhur vetëm drejtorët e katër shkollave. Drejtor në SHML “Sami Frashri” është përzgjedhur Fetah Zejnullahu. Në SHML “Abdyl Frashri” është përzgjedhur përsëri ish drejtori, Bekë Mulaj”. Drejtor në SHFMU “Iliria” është përzgjedhur, Remzije Racaj. Ndërsa,  në SHFMU “Hasan Prishtina” është përzgjedhur, Sofije Bunjaku, njëherësh asamblistë nga radhët e AKR-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës, parti e cila është në bashkëqeverisje me LVV-në.

Ndonëse janë ftuar në intervistë në të njëjtën kohë me koleget e lartpërmendur, nuk u është komtuar rezultati garuesve të këtyre shkollave: SHML”Eqrem Çabej”, SHFMU “Dardania”, SHML “Ismail Qemali”, SHFMU “Shkolla e Gjelbër”, SHFMU “Elena Gjika”, SHFMU “Nazim Gafurri”, SHFMU “Pavarësia”

Komuna e Prishtinës nuk ka dashur të flas lidhur me mos publikimin e rezultateve për drejtorë të shkollave.

Ndërkohë, ka drejtor që  pakë minuta i bëjnë në shkollë e pakë në fushatë zgjedhore. Në vitin 2015 drejtor i shkollës “Sami Frashri II”, tash me ermin e ri “Ahmet Gashi”, është zgjedhur drejtor, Ilmi Reçica. I njëjti është kandidatë për asamblistë në nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.