Arrest shtëpiak për Driton Çaushin

10.08.2016 17:01:33

Deputeti i Vetëvendosjes, Driton Çaushi, do të rrijë për 30 ditët e ardhshme në arrest shtëpiak pas vendimit të një gjykatësi të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Vendimi për masën e sigurisë ndaj deputetit që hodhi dje gaz lotsjellës në një mbledhje të Komisionit Parlamentar për Punë të jashtme u mor pas kërkesës së prokurores së rastit.

Ndërkohë, avokati i tij, Besnik Jakupi, nuk është pajtuar me këtë masë të sigurisë dhe ka paralajmëruar ankesë në Gjykatën e Apelit.

caktuar sipas detyrës zyrtare, Besnik Jakupi, e kundërshtoi në tërësi kërkesën për arrest shtëpiak duke thëne se nuk janë përmbushur kushtet ligjore të parapara për caktimin e arrestit shtëpiak.

Ndërsa vetë Çaushi arsyetoi veprimin e tij të djeshëm në Kuvend.

“Çdo veprim i imi është në funksion të mbrojtjes së integritetit territorial të Kosovës dhe në përputhje me etikën dhe përgjegjësitë që kam si deputet i Republikës së Kosovës”, tha deputeti Çaushi gjatë seancës.

Çaushi e ka hedhur gazin lotsjellës në momentin kur komisioni po diskutonte për marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.