Ndërpritet fjalimi i Trump gjatë zbulimit të sekreteve të ISIS

10.08.2016 17:00:04

Kanali televiziv amerikan ABC ka ndërprerë transmetimin direkt të Donald Trump me qëllim që të parandalojë transmetimin e sekreteve të ISIS.

Në fjalën e tij Trump tha se terrorizmi është krijuar në kohën kur Clinton ishte sekretare e shtetit dhe ajo është implikuar në  vazhdimin e aktiviteteve të grupeve terroriste në Lindjen e Mesme dhe në veri të Afrikës. Kur tha këto fjalë, kanali në fjalë ndërpreu transmetimin e fjalimit të Trump.

Përpara ndërprerjes së fjalimit të tij, kandidati republikan Trump është shprehur: Vëreni Orlando, San Bernandinon dhe qendrën e tregtisë botërore. Shikoni se ç’bëhet në botë. Ne kemi lejuar që ISIS të vijë këtu. Ne d.m.th. Hillary Clinton. Clintonit i duhet dhënë çmim për shkak se ka themeluar ISIS.

Kjo nuk është hera e parë që Trump flet për implikimin e Clinton në krijimin e ISIS. Ai edhe në intervistën e fundit hënë kanalit CBS ka thënë se Clinton me politikat e saj të marra ka formuar ISIS dhe ajo duhet të mbajë përgjegjësi për këtë.