Një tjetër trup i pajetë është nxjerrë nga rrënojat e një pallati në Thumanë duke e çuar në 24 numrin e viktimave pas tërmetit apokaliptik që shkundi Shqipërinë.
Nxjerrja e trupit të pajetë u bë i mundur nga ekipet e shpëtimit shqiptare dhe greke.
Kërkimet vijojnë ende, ndërsa nuk dihet identiteti i viktimës. Ndërkohë edhe Zv/Ministri i Mbrojtjes Petro Koçi, në një lidhje direkte, në ABC News, ka njoftuar se numri i viktimave nga tërmeti ka shkuar në 24 persona.
Detajet e plota rreth numrit të viktimave i gjeni në këtë artikull.







































