Pse kësaj radhe rrotacioni i pushtetit në Kosovë disa politikanëve u ka shkaktuar Trauma?

27.11.2019 00:56:49
Nga Adem Bytyçi
Lëvizjet në vendet udhëheqëse  dhe emërimi i disa bashkëpartiakëve në pozitat më zenzitive nga Qeveria në ikje vetëm sa forcon bindjen e shtetit të kapur!
Gjithmonë me rastin e ndrrimit të qeverive krijohet një vakum institucional, por ky vakum nuk duhet të keqëpêrdorét nga Qeveria në ikje për të emëruar në pozitatë më senzitive shtetërore dhe kushtetuese bashkëpartiakët e saj !
Edhe përkundér pretendimeve se kêto lëvizje dhe emërime nuk janë anti kushtetuese , me të drejtë krijohej përshtypja për shkak të rrotacioni të pushtetit dhe ndryshimit të qeverive , se në Kosovë është e pranishme përpjekja e kapjës shtetit për qëllime dhe interesa të pa drejta nga disa figura politike  ja pakë të rëndësishme …
Edhe pse opinioni nuk ndërhyn drejtêpêrsedrejti në situata të tilla, me shqetësim po i përcjellë këto lëvizje dhe emërime partiake në krye të institucioneve më të ndieshme dhe më të rëndësishme shtetêrore nga Qeveria në ikje e cila duhet t’ia kalojë pushtetin qeverisê në ardhje e cila i fitojë zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit.
Sido që të jetë ,qeveria në ardhje duhet të bëjë përpjekje të jashtëzakonshme për të bërë ndryshime radikale në shumë institucione dhe agjensi shtetërore per ta luftuar krimin dhe korrupsionin, sepse për këtë sovrani në zgjedhjet e jashtëzakonshme ia besojë qeverisjen e vendit në ligjislaturën e ardhshme katërvjeqare!
Nuk diskutohet se Qeveria në ardhje do të sfidohet nga forcat reaksionare,  korruptive dhe anti shtet , të cilave nuk u konvenon barazia sociale ,shteti i së drejtës dhe implementimi i ligjit për hulumtimin e përiardhjës se pasurisë
dhe luftimi i shumë anomolive ,të cilat  vërtetë e kanë përkeqësuar mirëqenjen e qytetarëve të Kosovës…