Nxirret një trup i pajetë nga rrënojat në Thumanë, ende vazhdon operacioni i kërkimit nga specialistët grek të ndihmuar nga forcat shqiptare.
Mendohet se nën rrënoja është edhe një vajzë 26-vjeçare, e cila nuk është nxjerrë ende.
Banorët që kanë kaluar natën jashtë në çadra tregojnë se janë ndihmuar me batanije dhe ushqime, por nga kanë mbetur të shokuar nga tërmeti që tronditi vendin.
Ndërkohë fatmirësisht janë shpëtuar 45 persona nga rrënojat.






































