Shuhet familja Gregu/ Pas vdekjes së 25-vjeçarit, nxirren nga rrënojat edhe prindërit e tij

27.11.2019 11:52:26

Në këto momente po nxirren nga rrënojat në Thumanë Pëllumb dhe Çelike Greku. Mëngjesin e sotëm humbi jetën në ambientet e spitalit të Traumës në Tiranë, edhe djali i tyre Saimiri.

25-vjeçari nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra, pavarësisht se u nxor i gjallë nga rrënojat. Mes viktimave të tërmetit me magnitudë 6.4 i shkallës Rihter ka pasur gra, fëmijë dhe të moshuar, ndërsa ajo që e bën dhe më të trishtë të gjithë situatën është numri i madh i personave që kanë humbur kontaktet me familjarët.

Dita e sotme është shpallur ditë zie Kombëtare, ndërkohë që kryeministri Edi Rama shpalli mëngjesin e sotëm gjendjen e jashtëzakonshme.

Nga 29 persona të pajetë, Gazeta Shqip disponon listën paraprake të 25 personave që kanë humbur jetën, ose të paktën dyshohet se kanë humbur jetën. Sepse autoritetet shtetërore nuk kanë bërë publike një listë të plotë të viktimave, apo personave nën rrënoja.

Selvie Lala, Erisa Cara, Arjela Lala, Kristi Reçi, Erjola Boshku, Sadik Qato, Amelja Lala, Sahate Lala, Bajram Hajdarmetaj, Plator Zeneli, Klement Çupi, Hasan Cara, Almir Cara, Erisa Cara, Fatmira Cara, Stela Cara, Diana Meçe, Shemsedin Abazi, Isa Abazi, Drita Cakoni, Sardi Cuka, Mira Cuka, Saimir Greku, Pëllumb Greku, Çelike Greku.

©