Shkon në katër numri i të vdekurve, ky është polici që u vra pas shpërthimit në Izmir të Turqisë

05.01.2017 15:50:11

Në afërsi të gjykatës së qytetit Izmir të Turqisë ka ndodhur një shpërthim.

Në vendngjarje janë dërguar një numër i madh i forcave policore dhe ambulancave.

Pas shpërthimit janë dëgjuar të shtëna armësh, ku menjëherë në vendngjarje janë dërguar një numër i madh i forcave policore dhe ambulancave, transmeton Telegrafi.

Si pasojë janë vrarë dy terroristë pas përleshjeve me policinë.

Gjithashtu raportohet se ka vdekur edhe një polic, i cili është identifikuar si Fatih Ekin dhe një punonjës i sigurimit i gjykatës.

View image on Twitter