Shkup-Një i vdekur nga eksplodimi i bombolës së gazit

17.11.2016 23:04:28
Para disa minutave në lagjen Hipodrom në Shkup ka ndodhur një tragjedi që ka marrë jetën e një personi të moshuar.

Në një ndërtesë të kësaj lagje ka plasur një bombol gazi dhe e njëjta e ka shkaktuar vdekjen e personit të mëshuar për të cilin ende nuk dihen informacione. I njëjti ka dashur të largohet nga banesa por nuk ka arritur se është asfiksuar.

Nga SPB e Shkupit thonë se gjatë orëve në vazhdim do të sigurohen informacionet tjera rreth kësaj ngjarje.