Shoferi i pafat tek “Kodra e Diellit”, ngrihet në mëngjes dhe tmerrohet si e gjen makinën

11.01.2017 12:38:35
I gjithë vendi është mbërthyer nga ngricat dhe i ftohti, temperatura të ulëta dhe izolim në shumë familje ku dëbora ka zbardhur gjithçka.
Por, nuk mungojnë as çudirat në këto ditë të pazakonta.

Një qytetar në Tiranë është ngritur në mëngjes dhe është hasur me një surprizë jo shumë të këndshme tek “Kodra e Diellit”. Një depozitë nga sipër kishte rrjedhur dhe i gjithë uji ka rënë mbi automjetet, por njëri prej tyre ka më shumë probleme.

Ndoshta shoferi duhet të presë për orë të tëra që automjeti i tij të jetë gati për tu përdorur, pasi duke parë këto foto, vështirë do e ketë.

Natyrës nuk kemi se çfarë t’i bëjmë, por njerëzit mund të tregohen më të kujdesshëm për të shmangur të tilla situata.