Shoku i klasës i agresorit të Mynihut: Na thoshte gjithmonë se do na vriste

23.07.2016 13:05:52

Mediat gjermane shkruajnë se Ali Sonboly, 18-vjeç, i cili ka vrarë 10 persona mbrëmë në Mynih në qendrën tregtare, ka qenë një i “sëmurë psikik” dhe person i vetmuar, pasi sulmohej verbalisht në shkollë.

“Daily Mail” shkruan se një ish-shok klase ka thënë se Sonboly kishte kërcënuar të gjithë nxënësit e klasës se do t’i vriste.

“E njoh atë djalë të çmendur. Emri i tij është Sonboly. Ai ka qenë në klasën time, më herët. Ne gjithmonë kemi qeshur me të, kurse ai shtonte se do të na vriste”, ka thënë ish-shoku i klasës së 18-vjeçarit me origjinë nga Irani.