Shoqata ,,Eksodi 99’’ i dhuroi mirënjohje ministrit të FSK-së

06.02.2017 18:26:51

Ministri i  Forcës së Sigurisë të Kosovës, zotëri Haki Demolli, priti sot në takim kryetarin e Organizatës Joqeveritare ,,Eksodi 99’’, z. Ali Topalli me bashkëpunëtorë.

Me këtë rast, ministri Demolli e njoftoi z. Topalli me të arriturat e përgjithshme të FSK-së, me theks të veçantë pjesëmarrjen e pjesëtarëve të saj në trajnime ndërkombëtare dhe paraqitjen e tyre të shkëlqyer duke u nderuar edhe me medalje të arta.

Kryetari i OJQ ,,Eksodi 99” Ali Topalli falënderoi ministrin e FSK-së për pritjen, si dhe në emër të Organizatës se tij, i dhuroi ministrit Demolli “Mirënjohje për angazhimin e tij në shërbim të institucioneve të Republikës  së Kosovës”.

Ndërsa ministri Demolli falenderoi organiozatën joqeveritare “Egzodi 99” për  mirënjohjen që i dhuruan.