Shoqata për trashëgimi dhe krijimtari kulturore-Preshevë

29.06.2017 19:54:11

           Programi

Konferencë shkencore : ÇËSHTJA E LUGINËS SË PRESHEVËS NË DIMENSIONIN RAJONAL DHE NDËRKOMBËTAR: TË DREJTAT E NJERIUT, SIGURIA DHE MARRËDHËNIËT SHQIPTARE – SERBE

E shtunë, më 1 korrik 2017, në orën 11

Vendi i mbajtjes: Salla e Kuvendit komunal në Preshevë

Fjala e rastit: Xhemaledin Salihu, kryetar Fjala përshëndetëse: Znj.Ardita Sinani, kryetare e komunës në Preshevë

                        Seanca e parë

Drejtues të seancës:

Prof.Dr.Qerim R. Qerimi, Dr.Rovena Vata, Prof.dr.Nebi Dervishi

1.Dr.Rovena Vata, Afirmimi i superioritetit të një identiteti realizohet me kufizimin e të drejtave të individeve të një identiteti tjetër

2.Ismet Tafili, Aneksimi i territoreve shqiptare, strategji e përhershme e programeve të pushteteve gjenocidale serbe

3.Ma Kastriot I.Veselaj, Kosova Lindore pjesë e pandarë e historisë kombëtare shqiptare – këndëvështrim historik

4.Prof.Phd cand.Driton Tiku, Dalja e UÇK-së në skenë dhe intervenimi i NATO-s në Kosovë në aspektin gjeopolitikë.

Diskutime

 

Seanca e dytë

Drejtues të seancës:

Dr. Ardian Muhaj, Ma Kastriot I.Veselaj

1.Dr. Ardian Muhaj, Shqiptarët në Luginën e Preshevës dhe shqiptarët në Kosovë e Maqedoni. Bashkëpunimi rajonal si përçues i lidhjeve kombëtare.

2.Mr.sc. Hajrullah Mustafa,Të drejtat dhe liritë themelore, të drejtat e komuniteteve sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

3.Phd.Shpëtim Memishi, Zhvillimi Ekonomik në infrastrukturën dhe tregun rajonal të Luginës së Preshevës.

4.Mr.sc.Refik Hasani, Zbatimi dhe efektet e Marrëveshjes së Konçulit në sigurinë e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës.

5.Elira Kamberi, Xheneta Veseli, Kornizat juridike për mbrojtjen e pakicave dhe shembulli i Shqiptarëve në Serbi.

Diskutime

Dreka: nga ora 14 deri 16

Seanca e tretë

Drejtues të seancës:

Mr.sc.Hajrullah Mustafa, Prof.Phd.cand.Driton Tiku

1. Prof.dr.Nebi Dervishi, Çështja e Luginës së Preshevës në mediumet e shkruara në Republiken e Maqedonisë

2.Av. Agron Isa Gjedia, “Unifikimi dhe ndërveprimi i faktorit shqipëtar në Ballkan, në raport me të drejtat ndërkombëtare dhe gërshetimin e tyre me të drejtat e tija historike është dhe mbetet si faktori kryesor i stabilitetit në ketë rajon, duke ndikuar thelbësisht edhe për të drejtat dhe liritë themelore, historike dhe njerzore të popullsisë shqiptare të Shqipërisë Ilirike në Luginën e Preshevës”.

3.Phd.Mustafë Haziri, Lugina e Preshevës në historikun e marrëdhënieve Kosovë – Serbi

4.Dr./mjek/Beqir Nuhiu, Çështja shëndetsore dhe sociale në standardet shtetërore, europiane dhe botërore

Diskutime

Prof.dr.Qerim R. Qerimi, fjala përmbyllëse