Shoqëria civile bën thirrje urgjente për veprim në rastin Dehari

18.11.2016 20:12:15

Aktivistët e shoqërisë civile në Kosovë, të poshtënënshkruar, i bëjnë thirrje Amnesty International, Human Rights Watch dhe Këshillit të Evropës për të vepruar sa më parë në rastin e vdekjes tragjike dhe të dyshimtë të Astrit Deharit, një studenti të mjekësisë, 26 vjeçar dhe aktivist politik në Lëvizjen Vetëvendosje. Më 5 nëntor 2016, Dehari u gjet i vdekur në Qendrën e paraburgimit në Prizren.

Dehari u arrestua me dyshimet për akt/sulm terrorist ndaj ndërtesës së Parlamentit të Kosovës më 4 gusht 2016. Ai u mbajt për 68 ditë në paraburgim, pa akuzë zyrtare dhe pa u intervistuar nga Zyrja e Prokurorit.

Ne jemi të shtyer të besojmë se ky rast dëshmon mosbesimin ndaj sistemit të drejtësisë në Kosovë, nisur nga mënyrat se si është arrestuar Dehari, dhe njëherësh nga informatat kontradiktore mbi vdekjen e tij të bëra nga zyrtarët e institucioneve përgjegjëse, ku është mbajtë në paraburgim, meqë nuk respektuan procedurat standarde për raste të tilla. Kjo situatë ka shkaktuar alarm publik dhe frikë se rasti do të shkaktojë një presedan të rrezikshëm se si policia dhe sistemi i drejtësisë i trajton qytetarët e Kosovës.

P.sh dy nga tre anëtarët e komisionit të mjekoligjorëve janë pjesë e kompremetimeve dhe kanë precedentë mashtrimi dhe jo-profesionalizmi, që mbështet dyshimet tona në cilësinë si dhe në pa-anshmëritë e ekipeve “profesionale”.

Të drejtat njerëzore të Deharit janë shkelur nga fakti se sistemi i drejtësisë nuk arriti të garantojë sigurinë e tij përderisa mbahej në qendrën e paraburgimit që i bie të jetë është shkelje e Nenit 2 të Konventës Europiane për Të drejtat e Njeriut (ECHR).

Menjëherë pas vdekjes së konstatuar të Dehrit, informatat kontradiktore nga institucionet përgjegjëse të shtetit prejudikuan në mënyrë sistematike procesin hetues, që poashtu është shkelje e të drejtave për gjykim të drejtë, sipas Nenit 6 të Konventës. Për më tepër, rrjedhja e videopamjeve nga kamerat e sigurisë së burgut e kontaminon seriozisht procesin hulumtues dhe faktet. Ne konsiderojmë se me këtë gjë u shkel Neni 8 i Konventës Evropiane për të drejtat e Njeriut.

“Ne i bëjmë thirrje Amnesty International, Human Rights Watch dhe Këshillit të Evropës që të hulumtojë në mënyrë serioze këto shkelje të bëra në qendrat e paraburgimit në Kosovë.

· Ne i bëjmë thirrje këtyre organizatave që të përdorin instrumentet e tyre avokuese kundër keqpërdorimit të proceseve të drejtësisë në Kosovë.

· Ne i bëjmë thirrje këtyre institucioneve gardiane të të drejtave të njeriut që të thërrasin institucionet e Kosovës që menjëhere të fillojnë një proces transparent, të hapur dhe të pavarur hetimi për këtë rast.

Familja e Astrit Deharit, gruaja e tij dhe fëmija i Astritit që pritet të lindë, miqtë dhe qytetarët e Kosovës në përgjithësi kanë të drejtën e pakontestueshme për të mësuar të vërtetën.

Mirëpresim veprimin tuaj urgjent!

Lista e përkrahësve:

Adriatik Kelmendi – Gazetar Agon Maliqi – Publicist Agron Demi – Aktivist i shoqërisë civile Ardian Gola – Profesor Avni Zogiani – Aktivist i shoqërisë civile Ardiana Shala – Psikologe Besa Luzha – Aktiviste e shoqërisë civile Besa Luci – Publiciste Bekim Lumi – Artist Besa Neziri – Artiste Besa Shahni – Analiste Politike Dukagjin Pupovci- Ekspert i Arsimit Eli Gashi – Aktiviste e shoqërisë civile Eliza Hoxha – Arkitekte Flaka Surroi – Publiciste ETEA Florina Duli – Aktiviste e shoqërisë civile Grupi i Pavarur i Qytetarisë Aktive “Tjetërqysh” – Mitrovicë Ilir Bajri – Artist Igballe Rugova – Aktiviste e shoqërisë civile Imer Mushkolaj – Gazetar Ismet Kryezi – Aktivist i shoqërisë civile Instituti për Kritikë dhe Emancipim Jusuf Thaçi – Ekspert i arsimit Kosova’s Organization of Medical Students Klubi Politik i Studentëve Krenar Shala – Aktivistë i shoqërisë civile Linda Gusia – Profesoreshë Leonora Shabani – Bajraktari – Aktiviste e shoqërisë civile Lëvizja Studentore për Barazi: Studim Kritikë Veprim Luljeta Demolli – Aktiviste e shoqërisë civile Lumir Abdixhiku – Aktivist i shoqërisë civile Rilind Gërvalla – Gazetar Reforma Studentore Samir Potera – Media Shqipe Gjocaj – Aktiviste e shoqërisë civile Safete Rugova- Aktiviste e shoqërisë civile Paqja Studenti USPE.