Shoqëria është rrënuar deri të baza e saj civilizuese?!

21.12.2019 10:10:56

 

Nga Skënder MULLIQI

Kur e shikojmë në mënyrë kronologjike, ate që lam për 20 vite mbrapa, shtrohen vet- vetiu shumë pyetje logjike.
Çfare ishte ky rrugëtim i Kosovës ?A ndërtuam shtet si duhet? Sa krijuam kushte për ta përfundur fazën e tranzicionit?
Çfare ishte rrjedha e ecurive ekonomike? Pse politika u tregua e pa zonja si në planin e mbrendshëm ashtu
edhe në planin e jashtëm.Sa shteti ynë i dytë në Ballkan
e arsytojë qëllimin shekullor të shqiptarëve?
U treguam kampion , duke i ngritur duartë kah qielli, duke u treguar të pazotët të drejtojmë
shtetin tonë e sovran dhe të pavarur?!Këtë pyetje dhe pyetjët e mëparshme kurrë nuk ia parashtruam veti!
Nuk u interesua kush që të punojë as për një gjeneratë të vetme, e lere që duhet të planifikohet së paku
për tri gjeneratat e ardhshme.Udhëheqjet tona të shtetit ishin të “zëna”, më punë tjera të parëndësishme për
shumicën, e të rendsëishme për ata .
Puna e treguar deri më sot
për ta ndërtuar shtetin e ri të Kosovës, ishte e dobët?!Apo, ata që erdhën
në pushtete u treguan dhe ishin kuadro jo profesionale, për profesionin fisnik të politikës.
Jeta politike ka shumë defekte, e cila reflektojë keq në ekonomi, në shkencë e kulturë, në jetën biznesore,
dhe nuk reflektojë si duhet në asnjë segment të jetës dhe të punës. Unë sigurisht së do të kisha dëshire,
të shkruaj diqka krejtë tjetër…
është lehtë të lavderohemi, është lehtë ta kemi gojën plot demokraci, e në anën tjetër punët flasin
së gjitha këto nuk janë gjë tjetër veqse një cirk, që pushtetëve u shërbeu si opium karshi popullit.
Status -kuo politike , dhe madje edhe kthimet mbrapa, nuk kan lidhje më shtet.Për këto dhe një situatë
të tillë çfare e kemi aktualisht, nuk është luftuar dhe sakrifikuar aq shumë gjatë historisë.
Një mentalitet
dhe vetëdije e tillë e nivelit të ulët është duke na shkaktuar dëme të mëdha. Lavderime plotë , e punë kurrfare!
Shkallë e lartë e të papunëve, dhe në të njejtën kohë më mijëra të larguar nga Kosova?
Na janë bërë bashkë demagogët dhe debilët…?!Këtë zingjirë të keq dikush do të duhej ta shkëput, nese
mendojmë të ndërtojmë shtet ku fuksionojnë mirë të gjitha sistemet.Kemi mbetur duke pritur,
e nuk po veprojmë.Opurtuniteti është treguar fatal për secilin popull…!
Shoqëria është rrënuar
nga mbrenda, deri të baza e saj civilizuese.Një shoqëri njerëzore dhe një shtet të rregulluar,
duket së pak kush po e mendon.Kosova, sikur nuk po dinë së cila është e mira dhe cila është e keqja.
Nuk po e bëjmë dallimin e rrenës dhe të vërtetës?!
E kemi pasur mundësi , po të kishim unitet dhe të punonim seriozisht ,
ti kemi të gjitha të mirat e kësaj bote…