Shpallet konkurs për këshilltarë në kabinetin e Ivanovit

23.08.2017 12:49:43

Kabineti i kryetarit të shtetit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov, ka shpallur konkurs për punësimin e dy këshilltarëve të veçantë, nga sfera e politikës së jashtme dhe nga sfera e mbrojtjes dhe sigurisë.

Sipas kritereve, këshilltarët duhet të kenë më së paku 10 vite përvojë në legjislativ, gjyqësor dhe ekzekutiv.

Poashtu duhet të kenë përvojë në organizatat JQ dhe të njohin së paku njërën nga tre gjuhët më të folura në botë. Ivanov tani për tani ka shtatë këshilltarë.