Shpejtimi Bulliqi: Nuk flas deri më 3 gusht

25.07.2016 19:24:55

Në debatin e 3 gushtit për Demarkacionin me Malin e Zi, ku pritet të marrë pjesë edhe Kryetari i Komisionit Shtetëror për Demarkacionin me Malin e Zi, Murat Meha nuk do të kundërshtohet nga përfaqësuesit e Partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Kështu kanë thënë zyrtar të AAK-së, të cilët kanë paralajmëruar pjesëmarrjen në këtë tryezë.

E iniciuesi i kësaj tryeze, deputeti i LDK-së, Shpejtim Bulliqi ka thënë për lajmi.net se ai dhe ekipi i tij janë duke bërë përgatitje maksimale për 3 gusht.

“Së bashku me ekipin jemi duke bërë përgatitjet për debatin e 3 gushtit, ku do të diskutohet për demarkacionin. Deri në atë ditë kemi vendosur që mos të flasim për media, atë ditë do t’i paraqesim argumente dhe faktet tona”, ka thënë Bulliqi për lajmi.net.

Tryeza e 3 gushtit është caktuar të mbahet pasi që deputeti Bulliqi mblodhi 25 nënshkrime të deputetëve dhe më pas Kryesia e Kuvendit vendosi që ajo të mbahet dhe aty të marrin pjesë të gjithë ata që kanë argumente pro dhe kundër marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.