Sulmi në Florida, një nga dy viktimat ishte i mitur

25.07.2016 19:27:34

Dy persona mbetën të vdekur dhe dhjetëra të tjerë u plagosën gjatë të shtënave që ndodhën gjatë natës në qytetin Fort Myers, Florida, SHBA.

Viktimat janë identifikuar si 18-vjeçari Ste’fan Strawder, një lojtar kryesor basketbolli në shkollën e tij dhe 14-vjeçari Sean Archilles, raporton BBC.

Në lokalin  “Club Blu” ku ndodhi ngjarja, po zhvillohej një festë me adoleshentë.

Policia ka arrestuar tre persona, por tha se incidenti nuk ishte “një akt terrori”.