Shpend Ahmeti i ka shpërblyer me 1 milion euro aktivistët e VV’së, tha Shala

18.11.2016 22:23:05

Flamur Shala, Grupi i asambleistëve të LDK’s në Prishtinë e ka kritikuar rëndë udhëheqjen e Vetëvendosjes në Prishtinë duke shtuar plane rregulluese të lagjeve të kryeqytetit po kthehen nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor mbrapsht, si plane të paligjshme e ku si shembull ka marrë planin rregullues ‘Kodra e Trimave’ I-II.

Shala ka thënë se pikërisht këto probleme po dalin që udhëheqja e Shpend Ahmetit ka qenë jo e mirë.

Derisa për punësimet enorme në Komunën e Prishtinës, Shala ka thënë se janë shkelë rregulloret ngase kosto e shpenzimeve për këto dukuri ka shkuar deri në 1 milion euro.

Kurse sa i përket projekteve publiko-private që komuna i ka prezantuar tash së fundi ka thëne se më shumë kanë qenë propaganduese se sa që janë realizuar.

Ai ka thënë se këto projekte janë serioze por duke e parë punën e Shpend Ahmetit dhe ekipit të tij, lënë shumë për të dëshiruar ngase 7 drejtorë ja kanë lënë punën në gjysë.

Sipas tij, këto projekte nuk janë të Shpend Ahmetit por të zyrave të Vetëvendosjes për të bërë propagandë,  duke shtuar se pikërisht këto zyra kanë qeveris edhe në Prishtinë ku Shpendi ka qenë i bllokuar prej këtyre njerëzve.

Shala ka thënë se në zgjedhjet lokale, LDK ka për ta fituar Prishtinën, duke thënë se LDK ka kapacitete të mëdha, dhe se ky subjekt ka për ta gjet kandidatin ma të mire për të  fituar Prishtinën.