Shpend Ahmeti ia shlyen komentin klarinetistit i cili i tha se asnjëherë nuk ka qenë në koncerte të Filarmonisë, kritikohet ashpër (Foto)

01.11.2017 16:59:20

Mbrëmë kryetari i Prishtinës njëherësh kandidat i serishëm për këtë post Shpend Ahmeti nga LVV, dukej i gëzuar në koncertin e Filarmonisë së Kosovës si pjesë e Kamer Festit. Ai madje kishte postuar një foto me profesoreshën e nderuar Valbona Petrovci.

Ai kishte vlerësuar lart koncertin duke thënë se ishte i mrekullueshëm, shkruan Kosova.info.

Përmes këtij postimi ai sërish ka premtuar. “Zotimi ynë kryesor për kulturën është Salla Koncertale për koncerte të tilla dhe manifestime të tjera”, ka thënë ai në postim.

Por kjo aspak nuk i pëlqeu një muzikanti. Klarinetisti Fisnik Hasani në komentin e tij në postimin e Ahmetit ia rikujtoi se asnjëherë për një mandat nuk ka qenë në koncerte.

“More kryetar ne largim qe 4 vite kurr ske qen ne asnjë koncert te filarmonis e dje erdha me vones masi ka fillu koncerti e tu nga hine u ule ne rend te par per me te pa njerzit po kot e kii se veq para fushates me ardh ne koncert nuk fiton kshtu”, ka shkruar ai.

Por kjo duket se nuk i pëlqeu Ahmetit i cili menjëherë hoqi komentin e Hasanit.

Ndaj fshirjes së komentit kanë reaguar edhe komentuesit tjerë.

 kone