Shpend Ahmeti, mohon faktet

26.03.2017 12:40:53

Kryetari i Komunës së Prishtinës u fotografua nga mediat derisa po qëndron në një jaht luksoz në Budva të Malit të Zi.

Opinionistët dhe gazetarët Ahmetit po i kërkojnë që ta sqarojë qëndrimin e tij në atë jaht luksoz, por edhe nën shoqërimin e kujt ishte.

Ahmeti dy herë radhazi e ka mohuar se ka qëndruar në jaht, duke i mohuar edhe faktet,

Ahmeti sot doli sërish me një sqarim në Facebook, ku mohonte se ka qenë në jaht, duke thënë se është me familje dhe nuk ka shëtitur në ujë, por vetëm me veturë.

Ahmeti, që është i pari i Prishtinës, u vu në thumb të kritikës pas publikimit të këtyre fotografive.

E arsyeja që u kritikua më së shumti ishte se Ahmeti thoshte se refuzon të bëjë jetë luksi dhe udhëtimin për punë e bënë me autobus. Por udhëtimin për në punë Ahmeti e bënë me veturë zyrtare, përkundër që kishte premtuar se do ta bënte me autobus.

Sidoqoftë, deri më tani Ahmeti e ka mohuar se ka qenë në atë jaht, përkundër publikimit të fotografive.

Përkundër që Ahmeti nuk ka “udhëtuar” në ujë, por fakt është se ka qëndruar në jaht. Mos lëvizja e jahtit fare nuk e amniston nga përgjegjësia për të treguar të vërtetën dhe për të mos shtrembëruar faktet.